Fullani padit Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë nga detyra

Autori:Avdyl Pajaziti

Ardian Fullani ka paditur Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë nga detyra. Padia e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është regjistruar në Gjykatën Administrative.

“Nuk kërkoj kompensim për burgun e padrejtë. Padia bëhet për shkarkimin e padrejtë nga posti i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”, ka thënë Fullani.

Ardian Fullani u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2014 dhe u vu para akuzës për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015.

Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin./Top Channel/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/52363-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala