Gazetarja sulmohet seksualisht gjatë transmetimit direkt

Autori:Zekirja Shabani

Gazetarja belge, Esmeralda Labye, ishte duke raportuar në transmetim të drejtpërdrejt nga një qytet i Gjermanisë derisa një person e preku në gjoks.

Gazetarja ka folur për momentin e tmerrshëm dhe ka thënë se është shokuar nga gjesti i djaloshit gjerman, raporton Express.co.uk

“Fillimisht ata vetëm po bënin fytyra prapa meje. Pastaj një dorë ra poshtë në gjoksin tim. Unë isha e shokuar”, rrëfehet Labye, raporton Insajderi

Ajo po ashtu tregon se pothuajse menjëherë pasi e preku në gjoks, djaloshi gjerman i pëshpëriti në vesh duke i thënë “Do të flije me mua sonte?”.

Policia është në ndjekje të dy personave që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/51709-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala