51 mijë euro për armët e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës do të bëjë furnizimin me armë për një vit.
Rreth 51 mijë e 760 euro do t’i kushtojnë armët këtij institucioni, shkruan Gazeta Fjala.
Kompania “Reload”, është kompania fituese e tenderit cila për një vit do ta furnizoj IPK-në me armë. Kontrata është nënshkruar më 21 qershor.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 56 mijë euro./GazetaFjala/