500 persona në garë për t’i blerë 177 vetura 3Z

Autori:Gazeta Fjala

Qytetarët e Kosovës kanë shprehur interesim të madh për të blerë veturat që deri më tani i kanë shfrytëzuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ka treguar se deri më tani më shumë së 500 persona kanë shprehur interesim për 177 veturat qeveritare që janë nxjerrë në shitje nëpërmjet ankandit publik.

“Kanë qenë më shumë se 500 persona të cilët janë interesuar për këto 177 vetura të cilat kanë një vlerë prej 145 mijë euro si vlerë fillestare. Normal se kjo është një konkurrencë e hapur një ankand i hapur dhe të premten kur mbyllet edhe vet ankandi ne do t’i pranojmë të gjitha ofertat nga qytetarët për blerjen e këtyre veturave”, tha Abrashi për Kp.

Shitja e veturave sipas Abrashit po bëhet me qëllim të uljes së shpenzimeve . Nga shitja e këtyre veturave, Qeveria pritet të realizo jë mbi 145 mijë euro të hyra.

Shitja po bëhet pas vendimit të marrë nga kryeministri Isa Mustafa.

“Ashtu siç është proklamuar edhe më herët në një vendim qeveritar me kërkesë të kryeministrit në funksion të racionalizimit të shpenzimeve dhe kursimeve të mëtutjeshme. Secili institucion qeveritar ka marrë nga një letër. Është kërkuar prej tyre që të bëjnë largimin e veturave të panevojshme ose atyre shtesë ose të tepërta. I është dashur Ministrisë së Administratës Publike të punojë disa muaj në hartimin e kësaj liste dhe në fund këtë muaj ka bërë shpalljen në ankand publik përmes procedurave në respektim të ligjeve përkatëse për shpalljen për 177 vetura të cilat janë në shitje dhe janë të hapura për publikun për shikim edhe për oferta”, tha Abrashi.

Shitja nëpërmes ankandit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e po ashtu deklaroi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë blerje të veturave përveç në rast të nevojës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/500-persona-ne-gare-per-ti-blere-177-vetura-3z/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala