500 nxënës të komunitetit RAE pajisen me bursa

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së bursave për 500 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët vijojnë mësimin nga klasa e 10 deri në klasën e 12-të.

Me këtë rast, Bajrami, ndër tjera tha se  Kosova është zotuar që të integrojë  fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor të vendit

“Ne jemi zotuar që të zhvillojmë politika proaktive, që asnjë fëmijë i këtyre komuniteteve të mos mbetet pa kujdesin e shtetit, që secili fëmijë të jetë nën kujdesin e shkollave tona, sepse ju jeni qytetarë të barabartë të Kosovës”, tha Bajrami.

Programi i bursave për vitin shkollor 2015/2016, është mbështetur edhe nga “Roma Education Fund” në Budapest, “Swiss Office for Cooperation”, “Swiss Foundation HEKS”, ambasada britanike si dhe ambasada norvegjeze në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/500-nxenes-te-komunitetit-rae-pajisen-me-bursa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala