5 shtetet më inovativë të botës

Autori:Avdyl Pajaziti

Inovacioni është një ndër faktorët kryesor në zhvillimin e një shteti. Shtetet më inovative nxisin kreativitetin, kanë sukses në biznes si dhe ecin me hapin e kohës. Këto shtete dominojnë në kategori të ndryshme si: infrastrukturë, institucione, ekonomi, politikë, arsim, art etj.

Që nga viti 2008, Universiteti Kornell së bashku me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale kanë realizuar një listë me shtetet më inovative në botë.

5 shtetet më inovative për vitin 2015 janë:

SHBA

SHBA

SHBA është ngjitur pesë pozicione më sipër që nga viti 2012 falë fuqisë së tregut global, shkëmbimeve pozitive të aksioneve të bursës, revolucionit popullor të mediave sociale dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit.

Holanda

Holandë

Me kulturën e saj më të fortë online dhe avancimet në teknologji dhe shkencë, Holanda konsiderohet si një nga shtetet më inovative në botë. Ky shtet njihet më shumë për sistemin e avancuar të transportit, sidomos të biçikletave.

Suedia

Suedi

Universitetet më të mira në botë dhe arritjet më të shumta shkencore e kanë mbajtur Suedinë në vend të tretë për të katërtin vit radhazi. Suedia kryeson në sistemin universitar, në prodhimin e ilaçeve, dhe për numrin e inxhinierëve.

Mbretëria e Bashkuar

Britani

Pavarësisht arsimit të ulët, Anglia ka produktivitetin më të lartë, gjë që e bën këtë shtet të jetë në vendin e dytë për inovacionin.

Zvicra

Zvicër

Ky shtet ka qenë në vend të parë që nga viti 2011 për shkak të njohurive në ekonomi dhe aftësisë për të kthyer idetë inovative në projekte fitimprurëse. Banka kombëtare UBS, për shembull, po përdor tani realitetin virtual për të projektuar portofolin e investimeve tek klientët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/5-shtetet-me-inovative-te-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala