5 shqiptarë kapen me 4 milionë euro kokainë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia holandez ka kapur një sasi prej 120 kg kokainë në dy operacione të bëra në portin e Roterdamit. Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur dosa bura me çanta në kontenierët e portit. Forcat e policisë kanë përdorur qen droge dhe helikopterë, me anë të të cilëve u bë e mundur kapja e shqiptarëve.

Nga kontrolli, policia gjeti kokainë të veshur në vendetë të ndryshme në kontenierët brenda portit. Në total ishin 85 kg kokainë.

Pesë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç. Një prej shqiptarëve të arrestuar është kafshuar dhe nga qeni për zbulimin e drogës.

Ndërsa pas një kontrolli të dytë po në kontenier, policia gjeti edhe 35 kg të tjera kokainë. Në total, droga në rrugë do të kapte një vlerë prej 4 milionë euro.

Operacioni i policisë holandeze është kryer të premten më 4 shtator dhe dyshohet se droga vjen nga Ekuadori. Pas sekuestrimit, mediet holandeze raportojnë se sasia e kokainës është asgjësuar.

Punonjësit e policisë së doganës dhe policia veproi pas raporteve se disa burra ishin parë në konteniere afër portit me disa çanta sportive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/5-shqiptare-kapen-me-4-milione-euro-kokaine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala