5 njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët inspiruan botën (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Këta njerëz të mahnitshëm i kanë treguar botës se asgjë nuk është e pamundur.

Ata kanë dëshmuar se nuk ekziston asnjë lloj pengese e cila mund ta pengoj dikë të arrij çfarë dëshiron.

E gjitha çfarë duhet për të arritur çfarë dëshironi është të përkushtoheni dhe të punoni për të.

Më poshtë, lajmi.net e transmeton për ju listën e 5 personave me aftësi të kufizuara të cilët me atë çfarë bënë ata u bënë inspirim për të gjithë botën:

1) Qian Hongyan

8 vjeçarja nga Kina, Qian Hongyan, kishte humbur që të dy këmbët e saj kur ishte vetëm 4 vjeç pasi që ishte goditur nga një autobus kur po kalonte rrugën.

Por kjo nuk e ka ndaluar atë të realizoj qëllimin e vet për tu bërë kampione e notit.

Kjo vajzë, tani kampione e notit, padyshim që është inspirim për të gjithë ne.

2) Jessica Cox

http://news.bbcimg.co.uk/media/images/65944000/jpg/_65944677_sky_sprite_03.jpg

Jessica Cox është personi i parë në botë me aftësi të kufizuara e cila ka fituar licensën për pilot.

Përgjatë viteve ajo është bërë inspirim për të gjithë pasi që ajo kishte arritur të bëhej më e aftë në disa fusha sesa njerëzit me të gjitha aftësitë.

Ajo përpos që është pilote, ajo edhe mund të ngas veturën, ka rrypin e zi në Taekwondo, është zhytëse e certifikuar si dhe mund të heq thjerrëzat e saj… me këmbë!

3) Nick Vujicic

Nick Vujicic ka lindur pa asnjë gjymtyrë.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar atë të inspiroj me miliona persona duke u bërë folës motivues pasi që ai shpërndan pikëpamjen e vete positive për jetën.

4) Chen Xingyin

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2015/08/25/10/2BA0421200000578-3208646-Chen_Xinyin_left_has_been_feeding_his_mother_right_since_she_bec-a-2_1440496659540.jpg

Chen Xingyin mund të mos flas me të gjithë botën por përpjekjet e tij janë më shumë se të vlerësuara në shtëpinë e tij.

Pavarësisht mungesës së duarve, ai është i aftë të kujdeset për nënën e tij 91 vjeçare përderisa e ushqen atë duke e mbajtur lugën me gojën e tij.

5) Viktoria Modesta

http://esentatare.com/wp-content/uploads/2015/01/viktoria-modesta-proteza-picior.jpg

Këngëtarja si dhe modelja nga Letonia, Viktora Modesta, ka vendosur ti tregoj botës përmes artit të saj se bukuria është në format origjinale.

“Unë i kam ndryshuar mundësitë e mia, komfortin dhe trupin tim. Ishte me të vërtetë vetëm një fuqizim”, kishte thënë ajo sa i përket humbjes së njërës këmbë. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/5-njerezit-me-aftesi-te-kufizuara-te-cilet-inspiruan-boten-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala