5 mijë euro për larje të veturave

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Komuna e Podujevës që drejtohet nga Agim Veliu ka vendosur t’i shpenzojë  5 mijë euro për larjen e veturave.

Larjen e këtyre veturave do ta bëjë Autolarja “Ilir Stublla”, që është është shpallur fituese në mesin e tri kompanive konkurruese, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas njoftimit për dhënie të tenderit në KRPP, çmimi për larjen e veturave është nga  2.30  cent; 1.30 cent dhe 1.00 euro.

Kompania fituese dhe komuna e Podujevës kontratat për tenderin “Larja e automjeteve zyrtare të Institucioneve Komunale”, do ta nënshkruajnë me 17/09/2015./Gazeta Fjala/.

komuna

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/5-mije-euro-per-larje-te-veturave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala