5 këshilla si të bëni foto sa më të mira për pushime

Autori:Avdyl Pajaziti

Të gjithë bëjmë foto gjatë pushimeve për të memorizuar çastet çlodhëse dhe argëtuese.

Por edhe pse jemi amatorë, mundohemi të kapim momente pikante, të çuditshme, por edhe fantastike që na duken shumë të bukura. Fotografi Chris Burkard na jep disa këshilla për të bërë foto sa më të mira për pushime.

Këndi i fotografimit

Sigurohuni që nuk keni pengesa para për të fotografuar atë që dëshironi dhe të mos ju prishë kompozimin e fotos. Është më mirë të rregullosh kompozimin se sa të heqësh gjëra më pas kur e poston.

Polarizimi, filtri optik

Përdorni polarizues. Kështu i jepni më shumë ngjyra fotos dhe hiqni reflektimet e dritës për t’i bërë të duken sa më natyrale.

Përpunimi i fotos

Përpunimi i fotos është një proces shumë i rëndësishëm, por duhet bërë me një qëllim. Fotot duhet të pasqyrojnë atë që shihet me sy të lirë. Pra, mos bëni redaktime të rënda të fotos, sidomos të fotove që shkrepen natën.

Këmbalec aparati

Burkard thotë se duhet patjetër këmbaleci i aparatit për të bërë foto të bukura gjatë natës, por edhe për të fiksuar peisazhe. “Unë e përdor pothuajse gjithmonë”, thotë fotografi.

Mos harroni të kënaqeni me fotot tuaja

Ndonjëherë ne përqëndrohemi të bëjmë foto sa më të mira, por harrojmë të kënaqemi me to. “Unë jam një avokat i fotove të vogla dhe përpiqem të përfshihem edhe vetë aq sa mundem në fotot e mia”, thotë Burkard.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/5-keshilla-si-te-beni-foto-sa-me-te-mira-per-pushime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala