496 shqiptarë të kërkuar nga drejtësia fshihen në Angli

Autori:Avdyl Pajaziti

National Crime Agency, Agjencia Britanike që merret me krimin e organizuar dhe gjurmimin përfshi arrestimin e personave të kërkuar që fshihen në Angli, publikoi statistikat për numrin e kërkesave dhe arrestimet e shtetasve të huaj 5 vitet e fundit.

Në shtetin ishullor nga statistikat e publikuara mësohet se atje fshihen 496 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia, transmetojnë mediat në Tiranë.

Zyra e Interpol Tiranës sipas statistikave të publikuara 5 vitet e fundit i ka nisur homologeve britanik 496 kërkesa. Ndërkohë nga statistikat që ofrohen në faqen online të National Crime Agency nga 496 policia britanike ka mundur të arrestojë vetëm 9.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/496-shqiptare-te-kerkuar-nga-drejtesia-fshihen-ne-angli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala