48 aplikime për legalizim nga mbi 46 mijë objekte pa leje

Rreth një muaj nga fillimi i fazës së procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në Prishtinën e mbi 46 mijë objekteve të ndërtuara pa leje, kanë aplikuar vetëm 48 veta.
Këtë e kanë pohuar të hënën për gazetën autoritetet komunale të Prishtinës, të cilat kanë bërë thirrje tek qytetarët që të aplikojnë sa më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Procesi i aplikimit do të zgjasë deri në fillim të marsit 2016. Nga ana tjetër, për aplikim për legalizim të një ndërtimi pa leje në të gjitha komunat e Kosovës duhet të paguhen 100 euro. Më pas për legalizim të objektit për metër katror duhet paguar 6.70 euro. Të liruar nga kjo taksë do të jenë të gjitha objektet e banimit të cilat nuk e arrijnë objektin në 100 metra katrorë, objektet bujqësore, të cilat e kalojnë sipërfaqen mbi 400 metra katrorë, si edhe rastet sociale.