47 vjeçari Ramush Haradinaj. Urime ditëlindja! (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbushur 47 vjeç. Kështu ai sot feston ditëlindjen e tij.

Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit. Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë Kryeministër i Kosovës.

Gjatë luftës Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kryetar i së cilës është edhe sot.

Ramush Haradinaj është i martuar me reporteren e lajmeve te RTK-së Anita Haradinaj , ata kanë tre fëmijë të vegjël dy djem Gjini dhe Trimi dhe një vajzë Hana.

 

f1_f1_10haradinaj13366356471336648353 largea_anita-me-ramushin1355243756 pres-nishani-ceremonia-dekorimit-ramush-haradinaj-2 Ramush_Haradinaj ramush_haradinaj1522

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/47-vjecari-ramush-haradinaj-urime-ditelindja-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala