464 pelegrinë iranianë të vdekur në Mekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Irani ka njoftuar se numri i qytetarëve të vdekur në haxh është rritur në 464.

Autoritetet iraniane kanë thënë se nuk kanë më shpresë për gjetjen e ndonjë pelegrini të gjallë në aksidentin e javës së kaluar kur vdiqën 769 persona nga tollovia dhe shtyrjet.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të kërkojë falje për aksidentin në haxh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/464-pelegrine-iraniane-te-vdekur-ne-meke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala