4000 fustane në “Mendoj për ty”

Autori:Avdyl Pajaziti

Diçka që nisi si një ide e vogël, mori përmasa të mëdha dhe gjeti mbështetje jo vetëm nga gratë e vendit.

Mbi katër mijë fustane të grumbulluara u vendosën në stadiumin e Prishtinës, ku edhe do të ekspozohen më 12 qershor, në kuadër të fushatës ‘Mendoj për ty’, raporton KTV.

Ky nuk do jetë aktiviteti i vetëm që artistja Xhafa-Mripa ka planifikuar. Ajo filloi të punojë edhe skulpturën me fustanet e dhuruara që do të vendoset në një nga sheshet e Prishtinës.

Artistja është e kënaqur që qëllimi i saj është realizuar. Vetë gratë e dhunuara e ndihmuan artisten gjatë këtij procesi.

Kjo iniciativë u mbështet nga personalitete të ndryshme, nisur nga presidentja Jahjaga, ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jackobson, si dhe shumë yje të shoubizit jo vetëm vendës, por edhe botërorë si është këngëtarja Rita Ora.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/4000-fustane-ne-mendoj-per-ty/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala