400 kompani përfitojnë nga programi i UNDP-së dhe MPMS-së për subvencionim në pagë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)  kanë nënshkruar dje kontratat e para me kompanitë vendore të cilat janë përfituesit e parë të skemës së Subvencionimit në Pagë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin minisitri i punës dhe mirëqenies sociale,  Arban Abrashi, ambasadorja e re e ambasadës së Finlandës, Anne Huhtamӓki, zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, si dhe dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim dhe sektori privat ne rajonin e Prizrenit.

Të pranishmit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me sektorin privat, bashkëpunim ky që në dhjetë vitet e fundit ka arritur të krijojë mundësi punësimi për rreth 13 mijë persona nëpërmjet programeve të ndryshme si ai i trajnimit në sunë, subvencionimit të pagës, apo punës praktike. Programi për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë  mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara. Programi  nënkupton pagesën e së paku 50% të pagave për punëtorët e rinj, për një perjudhë 6, 9 ose 12 muajsh, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës. Gjatë fazës së parë, 1100 vende të reja të punës jane shpallur në zyrat e punës në të gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përgjedhur pë tu subvencionuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/400-kompani-perfitojne-nga-programi-i-undp-se-dhe-mpms-se-per-subvencionim-ne-page/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala