40 mijë objekte pa leje, vetëm 230 aplikime për legalizim

Autori:Avdyl Pajaziti

Pesë muaj nga fillimi dhe një muaj para përmbylljes ligjore të afatit të aplikimit për legalizim të objekteve pa leje, në Komunën e Prishtinës kanë aplikuar vetëm 230 veta.

Këtë e kanë pohuar autoritetet komunale të Prishtinës, të martën. Periudha e aplikimit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ka filluar në shtator të vitit të shkuar, ndërsa sipas Ligjit për trajtimin e objekteve pa leje është paraparë të përfundojë në mars të 2016-s, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më pas, gjithnjë sipas këtij ligjit, është periudha e legalizimit, teksa krejt procesi është paraparë të përfundojë në fund të vitit 2017, kur edhe shfuqizohet ligji.

Aplikimi i kaq vetave, kur zyrtarisht dihet se në këtë komunë janë regjistruar si objekte pa leje 46 mijë objekte, jep të kuptohet se me procesin diçka nuk është në rregull.

6147 aplikime janë bërë në vitin 2013, porse për shkak të mungesës së Ligjit për trajtimin e objekteve pa leje, procesi ishte stopuar. Ato aplikime janë njohur edhe në procesin e ri, duke e rritur shifrën në rreth 6400 sosh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/40-mije-objekte-pa-leje-vetem-230-aplikime-per-legalizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala