40 mijë bizneseve iu morën certifikatat

Autori:Avdyl Pajaziti

Dukuria e bizneseve fantome, të krijuara ad hok, që ka marrë hov në Kosovën e pasluftës, në masë të madhe po i dëmton kompanitë disavjeçare.

Analistët e ekonomisë dhe juristët thonë se bizneset fantome janë mjete, me të cilat bëhet tërheqja e parasë nga zyrtarët e korruptuar.

Analistët vlerësojnë se bizneset fantome në masë të madhe po i dëmtojnë bizneset e ndershme, sepse ato po krijohen ad hok dhe pa pasur fare kapacitete, por vetëm e vetëm për të marrë tenderët e lidhjes me politikën, duke larguar nga tregu kompanitë e ligjshme.

Ish-zyrtarët e lartë të ATK-së, që kanë folur në kushte anonimiteti, thonë se ata që nga viti 2009 kanë filluar që t’i pastrojnë listat e tatimpaguesve nga bizneset e papërgjegjshme, të cilat në realitet nuk operojnë ose operojnë ilegalisht, duke mos i dhënë llogari ATK-së, e në anën tjetër figurojnë si të regjistruara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/40-mije-bizneseve-iu-moren-certifikatat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala