40 migrantë vdesin pas përmbytjes së barkës në bregdetin turk

Autori:Avdyl Pajaziti

Afërsisht 40 njerëz kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së barkës që po barte migrant nga Greqia drejt Turqisë.

Reuters raporton se 75 të tjerë kanë shpëtuar, sipas autoriteteve lokale.

“Jam i frikësuar s numri mund të rritet ende përderisa ekipet e shpëtimit janë në kërkim”, ka thënë Mehmet Unal Sahin, kryetari i Ayvacik, vendit perëndimor ku ka ndodhur tragjedia.

Raportohet se njerëzit në këtë pjesë janë zgjuar duke dëgjuar britma të migrantëve të cilët kërkonin ndihmë.

Barka që ata po lundronin me të ishte e gjatë 17 metra, ndërsa në të së paku gjendeshin rreth 120 njerëz.

Në mesin e të vdekurve janë edhe pesë fëmijë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/40-migrante-vdesin-pas-permbytjes-se-barkes-ne-bregdetin-turk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala