4 shprehi për tu bërë milioner

Autori:Avdyl Pajaziti

Dëshiron të bëhesh milioner? Urtësia konvencionale thotë se për të ruajtur para, të duhet i ruash paratë sa më shumë që mundesh përderisa në mënyrë drastike ti ndalësh shpenzimet.

Këtu janë 4 mënyra të shprehive të shpenzimit të cilat të ndihmojnë të kursesh 1 milion dollarë.

  1. Kategorizioji shpenzimet dhe monitoroji ato – njëra prej mënyrave për të kontrolluar shpenzimet e tua është që ti kategorizosh ato. Garrett Gunderson, kryeshefi i WealthyFactor.com, thotë se duhet krijuar një strukturë  prej 4 kategorive për shpenzime: destruktive, produktive, mbrojtjes dhe stilit të jetesës.

Destruktive – nënkupton që ti largosh shpenzimet për gjërat që nuk ke nevojë.
Produktive – të shpenzosh aty ku ke përfitime në para.
Mbrojtje – nënkupton shpenzimi në shëndet, jetë, sigurim.
Stili i jetesës – nënkupton shpenzimi në pushime.

  1. Largoju shpenzimeve emocionale – të gjithë kemi ato ditët kur ndihemi keq, dhe mendojmë se do të ndihemi më mirë në qoftë se blejmë një palë këpucë, apo një pako çokollata.
    Ndërsa, Kevin O’Leary, nga O’Leary Financial Group, nxitë, “mos bëni shopin për të ndryshuar disponimin. Ndoshta do të ju bëjë të ndiheni më mirë në afatshkurtër, por ju premtoj: kënaqësia afatgjate e kursimit dhe rritjes së shumës së parave ia kalon asaj të afatshkurtës.”
  2. Zgjidhi dhe paguaj borxhet në mënyrë strategjike – borxhet mund të jenë trishtuese. Para se të viheni në siklet se si do ti paguani ato, qofshin personale apo biznesore, zgjidhi me kujdes ata prej të cilëve merr borxh.
    Diana Ransom, nga Wall Street Journal Smart Money, propozon, që ti vendosësh prioritetet në riparimin e borxheve nga më të lartat e deri tek ato më të ulëtat.
  3. Investo mençur – Neil McCarthy, një kemist hulumtues, ka bërë milionin e tij të parë nga investimi në bursë në vitet e 90-ta. Paul Gandorf, një montues i tubave dhe punëtor ndërtimi, morri investimin seriozisht, dhe tani ulet në një grumbull të madh parash.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/4-shprehi-per-tu-bere-milioner/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala