4 milionë euro për përfundimin e objekteve komunale

Autori:Gazeta Fjala

 

Zyra e Bashkimit Evopian në Kosovë, ka ndarë rreth 4 milion euro që të përfundojë objektet e katër komunave, punimet e të cilave ishin ndërprerë tash e një kohë, raporton Gazeta Fjala.

Komuna e Podujevës, Fushë Kosovës, Obliqit dhe Vushtrrisë  kishin qenë fituese të projektit të BE-së për ndërimin e objekteve të reja, punimet rreth të cilave kishin filluar në nëntorë të vitit 2011.

Edhe pse afati për përfundimin e tyre ka qenë shkurti i vitit 2013, BE-së u dolën telashe në realizimin e projektit, për shkak të mosmarrëveshjeve me punëkryesit

Në një përgjigje me shkrim zyra e BE-së njofton se punët kanë rifilluar filluar zyrtarisht që nga muaji dhjetor.

“Në Fushë Kosovë [grant individual pre 0.92 milion eurosh], Podujevë (rreth 1,05 milionë euro), Vushtrri rreth 1.13 milionë dhe Obiliq, rreth 0.9 milionë euros”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Sipas kësaj zyre objektet do të jenë të gatshme për shfrytëzim brenda 12 muajsh.

“Meqë punët u ndërprenë njëanshëm nga kontraktori i parë, në maj të vitit 2013 ne kemi njoftuar kontraktorin për shkëputjen e kontratës. Tashmë kemi nënshkruar kontratë të re për përfundimin e punëve në të katër komunat e përmendura më lartë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj zyre.

Gazeta Fjala ka raportuara ditën e marte se si këto komuna kanë mbetur në gjysmë, ani pse ndërtimi i tyre kishte filluar që nga viti 2011.

Fushë Kosova, vazhdon të paguaj 16 mijë euro qera në muaj që nga që nga viti 2012, për shfrytëzimin e një objekti të privatizuar në mungesë të objektit të saj komunal.

Ndërkohë që komuna e Podujeva, Vushtrrisë dhe Obiliqit  veprojnë në objekte të vjetra e që sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve hapësirat ku janë vendosur administrata por edhe stafi tjetër nuk i plotësojnë kushtet për punë.  /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/4-milione-euro-per-perfundimin-e-objekteve-komunale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala