4 mijë euro telefona me pare të shtetit  

Autori:Zekirja Shabani

Menaxhmenti i Ujësjellësit Regjional në Mitrovicë, nuk po i ndahen trendit të teknologjisë, sidomos telefonave të menqur. Ata, me para të kompanisë kanë blerë afro 4 mijë euro telefona të markës së fundit.

Në fillim të javës, tenderin për furnizim me Telefona-Mobil për nevojat e KUR-Mitrovica Sh.A e ka fituar kompania “Mediatech&print”Shpk nga Prishtinë.

Ndërkaq, nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet të enjten.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/4-mije-euro-telefona-me-pare-te-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala