4 mijë euro për inventarin e spiunëve të Kosovës (dokument)

Zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të blejnë 4,420 euro inventar për zyre në Vushtrri, raporton Gazeta Fjala.
Në bazë të dokumenteve të tenderit për furnizim, të publikuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik spiunët e Kosovës në mesin e katër kompanive që kanë konkurruar, me 4 gusht, kanë zgjedhur kompaninë “Burimi Dekor” nga Vushtrria./Gazeta Fjala/