4 atributet e ndërmarrësve të suksesshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Një rrëfenjë e zakonshme në komunitetin e ‘start-up’ është se suksesi sjell më shumë sukses, dhe ndërmarrësit kanë më shumë gjasa që të shënojnë gol pas 3 apo 4 goditjeve.

Ndërmarrësve të suksesshëm ju prijnë këto atribute:

  • Rrezikimi – sipas Wayne Stewart, nga Clemson University, të qenurit person që rrezikon është njëra prej elementeve që i formojnë shumë prej ndërmarrësve. Askush nuk e personifikon rrezikimin më shumë sesa Richard Branson, themeluesi i Virgin Group.
    Branson ka një mbretëri në fusha të ndryshme, nga telefonat mobil e deri në kompani të fluturimeve. Arritja e tij deri në sukses, ishte e ndërtuar nga rrezikimet e shumta. Në vend se të mbështetet në ‘fat’ ai më shumë u mbështet në punë.
  • Mosdekurajimi nga pengesat – në Janar të këtij viti, përderisa një turmë e madhe e njerëzve po shikonin fluturimin e raketës së Space-X, ajo dështoi duke rënë në ujë. Mirëpo, Elon Musk, me sharm, shkroi, “Një event i SHSHP (Shkatërrim i shpejtë i paplanifikuar). Anija kërkon riparime të vogla. Ditë emocionale!”
    Musk, themeluesi i PayPal, drejtori ekzekutiv i Tesla Motors, dhe kryetar i SolarCity, kurr nuk është dekurajuar nga pengesat.
  • Pasioni – në një intervistë me New York Times, themeluesi Wealth-X, David Leppan, tregoi se çfarë e bën një ndërmarrës të suksesshëm. Ai tha, “Pasioni është përbërësi kryesor. Ka shumë njerëz me ide, por duhet të kesh rrugën”.
    Vetëm të qenurit ‘njeri i idesë’ nuk është e mjaftueshme për sukses; të qenurit i zellshëm dhe pasionant për punën tënde është kruciale.
  • Inovacioni – Mark Cuban, shefi i ekipit basketbollistik Dallas Mavericks, Landmark Theatres, dhe i Magnolia Pictures, si dhe investitorë në seritë televizive Shark Tank, betohet se të qenurit inovativ kur të afrohen problemet dhe krijimi i bizneseve është çelësi i të qenurit i suksesshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/4-atributet-e-ndermarresve-te-suksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala