380 mijë euro për dy autobusë të FSK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shpenzuar 380 mijë euro për blerjen e dy autobusëve, të cilët kanë 39 ulëse dhe do të përdoren vetëm për nevojat e FKS-së.

Në faturën të cilën specifikohen çmimet, thuhet se me 15 dhjetor 2014, FSK-ja ka blerë dy autobusë në vlerë prej 379,222. Autobusët e blerë nga Ministria e FSK-së, janë të markës “Tam” dhe prodhohen në Maribor të Sllovenisë, shkruan “Zeri”.

Zyra e prokurimit të MFSK-së arsyeton shumën për blerjen e këtyre autobusëve, duke thënë se kanë specifika të veçanta krahasuar me autobusët e thjeshtë. Ata tregojnë se një autobus u ka kushtuar 189.611 euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/380-mije-euro-per-dy-autobuse-te-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala