350 mijë euro për rinovimin e gjashtë të Teatrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Tash gati një vit Teatri Kombëtar i Kosovës është “peng” i rinovimit. Rregullimi i granitit të shkallëve dhe fasadimi i objektit nuk dihet se kur do të përfundojë, edhe pse puna ka nisur në pranverën e këtij viti.

Kjo është ndërhyrja e pestë në objektin e TKK-së që nga paslufta. Pavarësisht punimeve në pjesë të caktuara, Ministria e Kulturës planifikon që “dosjen” e rinovimeve të objektit të institucionit më të lartë teatror në Kosovë ta mbyllë vitin e ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në projektbuxhetin e vitit 2016, MKRS-ja ka paraparë edhe 350 mijë euro për rinovimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Para rinovimit të sivjetmë, që ende s’ka përfunduar, në këtë objekt u kryen punime edhe në vitin 2010, kur u shpenzuan 150 mijë euro.

Rinovimi i parë qe ai i vitit 2000, për të vazhduar edhe më 2004 dhe 2007. Sivjet është në proces përfundimi i punimeve që kushtojnë mbi 46 mije euro

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/350-mije-euro-per-rinovimin-e-gjashte-te-teatrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala