350 mijë aplikacion për legalizim të ndërtimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Në shtator do të fillojë procesi i pranimit të aplikacioneve për legalizim të ndërtimeve pa leje. Në krejt Kosovën janë paraqitur rreth 350 mijë aplikacione, nga të cilat 46 mijë në komunën e Prishtinës.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, procesi pritet të zgjasë deri në tri vjet. Prandaj, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, paralajmëroi amendamentimin e ligjit i cili i trajtohen ndërtimet pa leje, ngaqë sipas ligjit aktual parashihen afate kohore të cilat nuk përkojnë me gjendjen faktike pas publikimit të regjistrit shtetëror të ndërtimeve pa leje.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferid Agani, është pritur sot në një takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë takim u diskutuan çështje që janë në interes të përbashkët dhe u theksua nevoja e zbatimit të legjislacionit në fuqi, sikundërse u diskutuan edhe metodat më efikase për zbatimin praktik të tyre.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta që i kemi me ministrin e Mjedisit, z. Agani, edhe në këtë takim diskutuam çështjet e hapura që e ndërlidhin punën e Komunës me atë të Ministrisë për shkak se një pjesë e madhe e punës ka të bëjë me çështjen e ndërtimit, planifikimit. Mes të tjerash diskutuam për vazhdën e procesit të legalizimit pasi që në shtator na pret një punë e madhe, e cila mendojë se do të zgjasë si proces mbase edhe tre vite pasi që duhet të procedohen 46 mijë aplikime për legalizim që janë në Komunën e Prishtinës. Diskutuam edhe për ligjin për banimin e përbashkët, i cili deri më tani thuajse asnjëherë nuk është implementuar në komunat e Kosovës dhe vënien në zbatim të këtij ligji”, tha kryetari Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/350-mije-aplikacion-per-legalizim-te-ndertimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala