Kosova pranohet në Komitetet Olimpike Kombëtare (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova është bërë zyrtarisht anëtari i 206-të i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).

Kosova është bërë zyrtarisht anëtari i 206-të i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), në Asamblenë Gjenerale, e cila po mbahet në Washington

Kosova ishte pranuar përkohësisht në ANOC vitin e kaluar në Bangkok. Kjo ishte vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, shkruan “Gazeta Express”.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejt.

“President Bach, ju e keni shprehur shpresën tuaj që t’ia dhuroni Kosovës medaljen e parë olimpike”, u shpreh kreu i sportit kosovar.

“Përgatitu që ta mbash një medalje në duar, sepse ne do ta fitojmë një”, ka vazhduar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/34137-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala