32 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

Autori:Avdyl Pajaziti

Për 5 vjet Kosova ka humbur 32 mijë qytetarë, të cilët kanë zgjedhur tjetër nënshtetësi. Derisa ata thonë se këtë po e bëjnë për familjen e tyre, analistët e vlerësojnë këtë situatë si “tragjedi kombëtare”.

Heqja dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar shifra alarmante në pesë vjetët e fundit. Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm nga viti 2009 për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë. Kampion në “zbrazjen” e Kosovës është Gjermania. Me këtë ritëm të heqjes dorë nga nënshtetësia brenda 10 vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak.

Protagonistët e këtyre veprimeve thonë se edhe pse me “zemër të thyer”, këtë po e bëjnë për perspektivën e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Ndërkohë që analistët e vlerësojnë se kjo situatë është baras me tragjedi kombëtare. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/32-mije-kosovare-hoqen-dore-nga-shtetesia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala