32.1 milion euro për shëndetësinë

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë 32.1 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.
Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare. Projekti do të mbështesë përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në disa nga spitalet në vend, atë të menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor si dhe rritjen e aksesit financiar për shërbimet shëndetësore.
Treguesit kryesorë që lidhen me sistemit shëndetësor në Shqipëri flasin për rezultate të ndryshme. Ndërsa disa prej tyre janë të relativisht të mira sipas standardeve rajonale, cilësia e kujdesit përbën një shqetësim domethënës.
Sektori vuan nga mungesa e efikasitetit dhe nga pabarazitë. Shpenzimet nga xhepi të pacientëve përbëjnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve në shëndetësi. Vetëm gjysma e të varfërve janë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet në rritje për shëndetin kanë çuar më shumë familje drejt varfërisë. Pagesat nën dorë mbeten të zakonshme, sidomos në spitalet publike.