Në Ferizaj duhani përpunohet nëpër shtëpi private

Autori:Avdyl Pajaziti

Duhan i pa përpunuar prej 575 kg, duhan i bluar 154.2 kg, duhan i bluar mbeturinë 509 kg, letër ambalazhe për paketim të duhanit 393 kg. dhe dy makina për përpunimin e duhanit ku njëra është funksionale kurse tjetra jo funksionale, këto janë gjetur dhe konfiskuar në një shtëpi private në Ferizja nga Policia e Kosovës.

Policia bënë të ditur se pas një pune hetimore-operative në lidhje me kryerjen e veprës penale të kontrabandimit me mallra, në koordinim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Lindje-Kaçanik ka përpëliuar planin operativ “Rrufeja 1”, ndërsa me kërkesën e prokurorit kompetent dhe urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake me dt. 16.10.2015  ka bërë kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit dhe lokaleve ndihmëse të së njëjtës shtëpi.

Pas kontrollimit të lokaleve janë hasur edhe tre persona duke bërë përpunimin e duhanit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar konfiskimin mallit të dyshuar si i kontrabanduar si dhe dy makina për përpunim të duhanit të cilat makina në pa mundësi për tërheqje për shkak të madhësisë dhe peshës së rëndë janë bllombuar nga ana e njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti përgatitet në procedurë të rregullt.

Duhani i konfiskuar, gjithsejtë 1238.2 kg. dhe ambalazhi prej 393 kg. i është dorëzuar Doganës së Kosovës në strehim të përkohshëm./ lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/31854-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala