Veseli: Mund të ndërhyjë policia në seancë

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku është duke munguar edhe kësaj radhe opozita, ka treguar se në seancës e radhës së Kuvendit të Kosovës mund të futen policia, nëse do të ketë konfrontime fizike. Ai gjatë tre kohës ka pyetur shefat e grupeve parlamentare se a janë duke dëshiruar që forcat të futen në Kuvend.

“A doni me Iargu 30 deputetët siç e parasheh rregullorja. Ata prapë kanë me ardh nesër në seancë, kanë me I kapë do mikrofona, me i hekë do kablla, do ujë me ia gjuajt dikujt, e naj vezë, bile vezët janë të shëndetshme. Në qoftë se ka armë zjarri, armë të mprehta, në qoftë se ka konfrontim fizik, do të intervenojmë menjëherë. 35 forca të rendit kanë qenë të pranishëm për të siguruar mbarëvajtje të seancës. Tash po I pyet edhe njëherë, a dëshironi ti fusni forcat e sigurisë për ti nxjerrë jashtë deputetët”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk është duke u frikësuar nga askush që të veprojë.

“Gjendja është si është. Ka zëra jo vetëm nga opozita, por edhe nga pozita që unë nuk po kam guxim të veproj, që po tutna. Jo nuk po tutna, por dua që bashkërisht ta gjejmë një zgjidhje duhet u bazuar në rregullore. Çka po thoni që duhet unë me bë?”.

“Unë jam ballafaquar deri më tani vetë me ta, kanë mundur të me gjuajnë edhe me vezë, le t me gjuajnë, copë nuk mund të ma hjekin kanë mundur të me gjuajnë edhe me sende të forta. Mu personalisht nëse më gjuajnë nuk do ta fus policinë”, thotë Veseli.  /Gazeta Express/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/30818-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala