305 punonjës të policisë nën hetime

Autori:Zekirja Shabani

305 punonjës të Policisë së Kosovës janë nën hetim nga Inspektorati Policor i Kosovës. Kjo shifër është nxjerrë vetëm për vitin 2014.  Inspektorati Policor i cili për ka për mandat për ta ndihmuar policinë në përmirësimin e performancës, ka trajtuar vetëm për një vit gjithsej 1304 raste.

“Nga 1304 ankesa që ka pranuar IPK-ja në vitin 2014, 233 nga to kanë qenë raste me elemente të veprës penale të cilat janë hetuar nga Departamenti i Hetimeve. Në total ishin 305 punonjës të PK-së si subjekt i hetimit nga IPK-ja. Të paraqitur në përqindje kjo i bie që vetëm 3.4% i punonjësve të PK-së ishin nën hetim apo 0.6% më pak se vitin e kaluar”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga inspektorati i Policisë së Kosovës.

Nga këto raste me elemente të veprës penale në prokurori janë përcjellë 132 kallëzime penale, 86 raste janë dërguar me raport të veçantë kurse 15 raste janë në proces në IPK.

957 raste që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në

Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës.

Masat dhe rekomandimet e dhëna nga IPK-ja gjatë vitit 2014 të cilat kanë ardhur si kërkesa dhe nevoja gjatë zhvillimit të hetimeve janë:

  • 20 arrestime nga ana e IPK-së,
  • 64 rekomandime për suspendime dhe
  • 13 rekomandime për transfer.

Gjatë viti 2014 IPK-ja ka hetuar 83 vepra penale me elemente të korrupsionit dhe veprave tjera kundër detyrës zyrtare ndër të cilat më të shpeshtat kanë qenë: 48 vepra të keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 12 vepra falsifikim i dokumentit zyrtar, 10 vepra të marrjes së ryshfetit, 4 vepra të ushtrimit të ndikimit, 4 vepra zbulim i fshehtësisë zyrtare, 2 vepra të dhënies së ryshfetit, 1 vepër të përvetësimit në detyrë, 1 vepër të mashtrimit dhe 1 vepër të konfliktit të interesit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/305-punonjes-te-policise-nen-hetime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala