300 milionë euro më pak investime

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë vitit 2014 investimet e huaja direkte në vend ishin 151 milionë euro, e nëse i krahasojmë me ato të vitit 2007 shihet qartë se investimet e huaja kanë rënë për rreth 300 milionë euro.

Investimet e huaja direkte në Kosovë, po bien dita ditës, pavarësisht fushatave të shtrenjta të marketingut që u janë paguar mediave ndërkombëtare për të reklamuar resurset që ka vendin ynë.

Niveli i lartë i korrupsionit, burokracia, si dhe sistemi i brishtë i drejtësisë edhe më tutje po konsiderohen si pengesa kyçe për thithjen e investimeve të huaja.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2014 investimet e huaja direkte në vend ishin 151 milionë euro, ato të vitit 2013 ishin 280 milionë euro, derisa investimet direkte në vitin 2012 ishin 229 milionë euro, shkruan Zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/300-milione-euro-me-pak-investime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala