30 mijë euro shpërblim për informacion mbi vrasësit e turistëve çekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë mbi autorët e vrasjes së turistëve çekë në Dukagjin.

Për këtë policia ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe numrin 0694103984 dhe garanton anonimatin. Ndërkohë, grupi hetimor, kryesuar nga prokurori vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes, automjetit si dhe fiksimin e provave  të tjera që mund të hedhin dritë mbi vrasjet.

Nga hetimet deritanishme policia, dyshon se autorë të vrasjes së dy turistëve çekë janë katër të rinj, të moshës 18-35 vjeç, banorë të zonës.

Dinamika e gjithë veprimeve, tregon se ndaj turistëve ishte përgatitur një kurth i mirëmenduar për grabitjen e tyre dhe me ta në makinë ishte edhe një nga autorët e krimit.

Sipas policisë, pak metra pasi kanë lënë fshatin Prekal turistët u gjetën përballë një prite dhe një kurthi të ngritur nga personi që kishin me vete në makinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/30-mije-euro-shperblim-per-informacion-mbi-vrasesit-e-turisteve-ceke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala