30 ditë paraburgim për të dyshuarin për terorrizëm, Samet Imishtin

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore e Ferizajt ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim ndaj Samet Imishtit, i dyshuar për terrorizëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit S. I nga fshati Rezhancë – Komuna Hani i Elezit.

“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga të për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë Territorit të Vendit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditëve ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 1 dhjetor 2015 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2015”

“I pandehuri S. I, dyshohet se në mënyrë publike përmes rrjetit social, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale, kështu që i njëjti nga vitit 2013 e në vazhdimësi në rrjetin social Facebook, ka bërë komente dhe publikime të hapura, propagandë, nxitje të urrejtjes, duke përkrahur hapur ideologjinë ekstreme të organizatës terroriste ISIS’ njofton kjo gjykatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/30-dite-paraburgim-per-te-dyshuarin-per-terorrizem-samet-imishtin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala