30 ditë paraburgim për një protestues të dhunshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një protestuesi të dhunshëm, N.I., të arrestuar gjatë protestave të së shtunës ku një grup huliganësh i vunë flaken objektit të Qeverisë me koktej molotovi.

Ky është njoftimi i Gjykatës Themelore:

Gjykata  Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit
N.I  për shkak  të dyshimit të bazuar  se me datë 09.01.2016 në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare gjatë të cilës protestë ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 dhe veprën penale Përdorimi  i  armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPRK-së dhe vendosi që  ndaj të njëjtit të  caktoi masën e arrestit shtëpiak  në kohëzgjatje  prej  1 (një) muaji  duke llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 09.01.2016 deri më datë 09.02.2016

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/30-dite-paraburgim-per-nje-protestues-te-dhunshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala