30 ditë paraburgim për aktivistin e Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh aktivistit të Vetëvendosjes, Shkelqim Morinës.

Më herët Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e disa nga të arrestuarave, në mesin e të cilëve janë Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Ilir Pantina, Shkëlqim Morina, Shpyrton Mehmeti, Valon Bekteshi, Zgjim Hyseni.

Për masën e paraburgimit ka njoftuar Gjykata Themelore përmes një komunikate për media.

Departamenti i Përgjithshëm sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit Sh.M për shkak të veprave penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 512 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe vendosi që ndaj të njëjtit të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 30(tridhjetë)ditësh ,llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 17.11.2015 deri me 17.12.2015.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/30-dite-paraburgim-per-aktivistin-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala