3 viruse të reja kanë infektuar mbi 20 mijë aplikacione Android

Autori:Avdyl Pajaziti

Platforma Android është prekur nga tri viruse të reja, të cilat kanë infektuar aplikacione të ndryshme si Twitter dhe Facebook. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se është e pamundur që të hiqen këto viruse. Përdoruesit do të duhet të ndërrojnë pajisjet e tyre të infektuara nëse duan të shpëtojnë nga këto viruse.

Viruset mund të instalohen vetë tek sistemi i aplikacionit dhe rrënjosen tek çdo pajisje Android. Ekspertët e sigurisë tek Lookout zbuluan se më shumë se 20 mijë aplikacione popullore në Android janë prekur nga këto viruse. Pavarësisht infektimit, aplikacionet vazhdojnë të duken si legjitime, prandaj nuk mund të kuptohet nëse pajisja është prekur nga viruset.

Disa nga aplikacionet më popullore që janë prekur nga viruset janë: Facebook, Snapchat, Candy Crush, Google Now, WhatsApp etj. Viruset janë quajtur Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug.

Eksperti i sigurisë Michael Bentley tha për Apple Insider. “Individët që janë prekur nga viruset Shedun, Shuanet dhe ShiftyBug duhet të shkojnë në dyqan të blejnë një telefon të ri, pasi këto viruse rrënjosen tek pajisja dhe instalohen vetë si sistem aplikacionesh.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/3-viruse-te-reja-kane-infektuar-mbi-20-mije-aplikacione-android/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala