3% rritja ekonomike në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova është renditur shteti i tretë në Evropën Juglindore për nga rritja ekonomike me një përqindje prej 3.0.

Sipas raportit të Bankës Botërore të publikuar sot para Kosovës  është  Maqedonia me 3.2 % rritje ekonomike ndërsa listën e kryeson  Mali i Zi me 3.4 %.

Sipas të njejtit dokument, Serbia ka shënuar më së pak rritje me vetëm 0.5 %.

Raporti i rregullit ekonomik për Evropën Juglindore është bërë i ditur gjatë konferencës së Bankës Botërore që është duke u mbajtur në Sarajevë e që aktualisht është duke u shfaqur edhe në zyret e Bankës Botërore në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kjo zyrë më pas do të mbajë edhe një konferencë për të diskutuar lidhur me këtë raport.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/3-rritja-ekonomike-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala