3 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore

Autori:Avdyl Pajaziti

Vetëm edhe katër fshatra të komunës së Vushtrrisë kanë mbetur pa u lidhur me shirit asfalti, ndërsa 62 vendbanime të tjera të komunës, jo vetëm që kanë rrugë asfalti, por edhe shumë lagje të fshatrave të komunës lidhen me shirit asfalti por edhe rrugica të ndërtuara me kubëza.

Në këtë mënyrë, banorëve të shumicës absolute të fshatrave të komunës së Vushtrrisë u janë krijuar kushte ideale për qarkullim të lirë dhe pa probleme, si dhe jetë më e mirë e tyre. Pos me rrugë asfalti, fshatrat e komunës së Vushtrrisë janë bërë edhe me rrjet kanalizimi dhe me ujësjellës.

Idriz Ismajli, zyrtar për projekte me donacione në komunën e Vushtrrisë, ka thënë se të gjitha projektet që kanë përfunduar kanë treguar për cilësi të lartë të punëve. “Vetëm edhe katër fshatra kanë mbetur pa shirit asfalti, Bozhlani, Kunoviku, Vesekovci dhe Kurillova.

Të gjitha vendbanimet tjera të komunës së Vushtrrisë, e që janë 66 sosh, kanë të paktën nga një rrugë asfalti, ndërsa disa sosh kanë rrugë asfalti edhe nëpër lagje./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/3-milione-euro-investime-ne-infrastrukturen-rrugore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala