3 Lojërat që ju bëjnë më të mençur

Ta sfidosh veten rregullisht me ushtrime mendore dhe aktivitete të reja do të bëni që mendja juaj të mbetet e kthjellët.
Në fakt, të rriturit që angazhohen më shumë në aktivitete stimuluese kanë rreth 63% më pakë gjasa që të zhvillojnë demencë se sa ata të cilët rrallë zhvillojnë aktivitete të tilla.
Universiteti i Michiganit ka gjetur se të rriturit të cilët luajnë lojra mendërisht sfiduese çdo ditë apo disa herë në javë mund të përmisojnë në mënyrë të dukshme trurin e tyre.
Këto 3 lojra do të përmisojnë dukshëm aftësinë e trurit tuaj:
- Emëro ngjyrën
Kjo është mënyra më e mirë për ta sfiduar veten dhe aftësinë e trurit. Thjeshtë shkruani me fjalë një ngjyrë dhe ngjyroseni me ngjyrë tjetër – për shembull fjalën ‘e kuqe’ e bëni me ngjyrë të kaltërt – dhe luajeni këtë lojë në mënyrë të përsëritur duke i thënë ngjyrat e fjalëve të shkruara për ta përmisuar trurin tuaj.
- Vetëm 7 fjalë
Testojeni kreativitetin tuaj me kët sfidë tjetër.Shkruani një tregim të shkurtë duke përdorur vetëm 7 fjalë për ta treguar atë.
- Numëroni së prapthi
Kjo është ndoshta mënyra më e mirë për ta mbajtur mendjen të kthjellët. Provoni këto tri ushtrime në mënyrë që të arrihet ushtrimi i plotë:
- Filloni të numroni së prapthi nga numri 200, duke hequr nga 5 numra secilën herë (200, 195, 190…)
- Filloni nga 150, duke hequr nga 7 numra secilën herë
- Filloni nga 100, duke hequr nga 3 numra secilën herë