3 javë pritje për të hyrë në testin për patentë-shofer

Autori:Avdyl Pajaziti

Në qendrën për patentë-shofer, në Prishtinë, ka disa muaj që qytetarët të cilët aplikojnë për testin me shkrim, presin deri në 3 javë për t’iu nënshtruar këtij testi. Këto pritje të cilat për aplikantët janë të paarsyeshme, kanë filluar të shkaktojnë probleme, pasi qytetarët po ankohen për papërgjegjësi të këtij institucioni ndaj qytetarëve.

Arianit. Sh, kishte udhëtuar nga komuna e Drenasit, që të aplikojë për testin e patentë-shoferit, thotë se data për t’u futur në test iu caktua më 5 qershor. “Nga ora 8:00 kam ardhur në qendrën për patentë, ka 3 orë që pres dhe në fund më thonë se pas 3 jave duhet të paraqitem për provim”, është shprehur Arianiti. Edhe Kosovarja, një qytetare nga Mitrovica, kishte kohë që priste për aplikim, ajo thotë se nuk ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.

“Jemi rreth 15 persona që presim për aplikim, i kemi pyetur për arsyen e vonesës, thonë se sistemi i ka fajet”, ka thënë Kosovarja./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/3-jave-pritje-per-te-hyre-ne-testin-per-patente-shofer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala