3.1 milion euro borxhe të Komunës së Prishtinës (dokument)

Nuk është vetëm kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i cili që në ditët e para të ardhjes në krye të Komunës ka nisur për në gjykatë një numër të madhë të lëndëve.
E gjatë është lista në procedurë gjyqësore edhe e atyre që kërkojnë nga Komuna e Prishtinës kompenzim për dëme ose borxhe.
Gazeta fjala ka siguruar një dokument, ku shihet se në 17 raste pretendentët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës kompenzim dëmi ose borxhi në vlerë 3,109,468 euro.
Ky dokument merret vesh se do të publikohet nga zyrtarët komunal ditëve në vazhdim.
Në listën e plëndëve në procedurë gjyqësore, ku palë e paditur ose paditëse është Komuna e Prishtinës shuma më e lartë e borxhit që kërkohet për kompenzim vetëm në një rast ëshë mbi 875 mijë euro. Ndërkaq, për kompenzim të të aardhurave personale në lëndën që mbanë numrin C. nr.1180/10 kërkesa është për 261 mijë euro.
Ndërkaq për lëndët në procedurë përmbaruese vlera e detyrimeve të komunës për vitin 2014 është mbi 302 mijë euro. Kërkesa më e lartë është 278 mijë euro në rastin C. Nr. 2721/2012 që ka marrë aktgjykim të formës së prerë tashmë.
E në anën tjetër në këtë dokument figurojnë edhe dy padi të paraqitura nga Komuna për kompenzim borxhi dhe vlera e pretenduar 1,678,975 euro.
Pas raportimit të Gazetës Fjala se ndaj kryetarit Shpend Ahmeti është ngritur kallëzim penal për favorizim të baxhanakut të bashkëpartiakut të tij, Glauk Konjufca, në Komunën e Prishtinës njoftuan se ndaj kryetarit Ahmeti janë ngritur disa padi gjatë vitit 2014 nga uzurupes të ndryshëm të cilët viteve të fundit kanë përfituar nga prona publike e komunës së Prishtinës.
“Çdo qytetarë ka të drejtë të ushtrojë kallëzim penal ndaj secilit qytetar tjetër, por në rastin e implementimit të plotë të ligjit, asnjë kallëzim e asnjë kërcënim tjetër nuk do të na zmbrapsë në qëllimin tonë për lirimin e pronave komunale”, shkruan në reagimin e komunës.