Vjedhin kartën e kreditit përmes Facebookut

Përdoruesit e Facebook duhet të bëjnë kujdes në faqet që klikojnë, pasi mund të marrin virus dhe më pas të dhënat e tyre personale mund të vidhen dhe të përdoren nga hakerat.
Gjatë një studimi rezulton se sipas ekspertëve që monitorojnë ëeb-et, në pc dhe në smartfone janë instaular viruse të ndryshme, në disa faqe, video, që për lexuesit mund të shfaqin interes por kjo është një mashtrim dhe në kompjuterin e përdoruesit është instaluar automatikisht virusi.
Hakerat pasi vjedhin të dhënat tuaja personale, mund të futen dhe në llogarinë bankare duke u marrë kursimet, ashtu siç kanë bërë me një vajzë amerikane të cilës i kanë marrë 99 dollarë nga karta e kreditit.