29 investitorë nga India ia mësyjnë Kosovës

Investitorë të ndryshëm nga India kanë qëndruar të mërkurën në Kosovë. 29 biznese të këtij shteti kanë bërë vizita në institucionet e Kosovës, ku edhe janë interesuar për kushtet që ofron vendi për ta.
Gjatë qëndrimit në Agjencinë Kosovare e Privatizimit, investitorët e këtij vendi kanë shikuar mundësit për pjesëmarrje në portfolion e privatizimit.
“Investohet kërkuan që të informohen rreth mundësive për pjesëmarrje në portfolion e privatizimit si dhe për kërkesat ligjore për pjesëmarrje në valët e ardhshme të privatizimit, ndërkaq shprehën interesimin e tyre për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë”.
Zyrtarët e AKP-së, siç thuhet në njoftimin për media kanë përgatitur një prezantim për investitorët nga India me portfolion e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të mbetura për privatizim të mëtutjeshëm dhe i siguruan ata se në përputhje me ligjin AKP do ti regjistroj në regjistrin e investitorëve potencial.