Shpendi e Dardani me business class në Tajvan

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Xhevdet Pozhari, e ka konfirmuar atë që është raportuar mbrëmë, që dy drejtuesit kryesorë të Kryeqytetit udhëtuan me Business Class.

Pozhari në një prononcim të dhënë për Gazetën Blic, ka thënë se udhëtimi me Business Class për në Tajvan, i Kryetarit dhe nënkryetarit të Prishtinës, ka qenë tërësisht pa shpenzime për Komunën e Prishtinës. Kjo, pasi siç thotë ai, udhëtimi është mundësuar nga zyra e përfaqësuesve të Tajvanit në Hungari.

“Vizita në Tajvan e krerëve të Komunës së Prishtinës, kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiu është bërë me ftesë të zyrës përfaqësuese të Tajvanit në Hungari, e cila si organizatore e kësaj vizite i mbulon të gjitha shpenzimet, duke përfshirë të gjitha aranzhimet përcjellëse. Së këndejmi, edhe biletat janë rezervuar nga organizatori”, ka thënë ai.

Pozhari ka treguar edhe rreth asaj, se çka konkretisht do të flitet atje.

“Do të diskutohet për çështje infrastrukturore dhe për trafikun urban”, .

Udhëtimi i këtyre dy zyrtarëve me Business Class, është bërë e ditur nga një qytetar, i cili ka publikuar një fotografi të tyre në rrjetet sociale, me ç’rast ka shkruar si mbishkrim “Shpendi e Dardani në Business Class.. Këta që i kritikojnë të tjerët, këta që akuzojnë”.

1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/28867-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala