25 mijë telefona për të ndërtuar një makinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një artist tajlandez ka ndërtuar një makinë të veçantë dhe të pazakontë. Makina në përbërjen e saj ka më shumë telefona se 10 dyqane telefonash të marra së bashku.

Krijuesit të kësaj makine, Lin Shih-Pao nga Tajlanda, i është dashur 4 muaj kohë për këtë projekt të çuditshëm. Gjithashtu, atij i janë dashur plot 30 mijë dollarë për të udhëtuar nëpër botë për 4 vjet, për të mbledhur 25 mijë pajisje të vjetra telefonash.

Këtë projekt, ai e ndërmori për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos hedhin celularët e tyre. Sipas Lin Shih-Pao, ata mund t’i çojnë për riciklim ose t’i përdorin për vepra të ndryshme arti, pikërisht siç bëri edhe ai vetë./Shekulli

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/25-mije-telefona-per-te-ndertuar-nje-makine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala