25 mijë familje përfitojnë nga rritja e asistencës sociale

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abran Abrashi, në një konferencë për media kanë treguar se 25 mijë familje do të kenë rritje të asistencës sociale për 25%.

“Disa familje nga politikat aktive dhe programet e punësimit ndikuan që te kemi rritje. Vendimi te zbatohet nga muaji nëntor. Familjet me më shumë anëtarë do të marrin më shumë rritje. Është rritje proporcionale me çdo kategori, duke u bazuar në numrin e anëtarëve”, ka thënë Ministri Abrashi.

Kurse sa i përket pensioneve ai ka thënë se pas një kohë do të japin detaje.

“.. do të dalin në një konferencë për dy tri javë që do të ketë frymë pozitive sikurse kjo e fundit”, ka thënë Abrashi.

“2800 familje tani janë më pak që marrin asistencë sociale dhe kjo falë politikave aktive dhe programit të punësimit nga Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/25-mije-familjeve-me-asistence-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala