Digjen vilat në Rugovë (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë vonë në fshatin turistik të Rugovës janë djegur disa vila. Në video shihet se si zjarri ka kapluar një pjesë të kompleksit të njohur “Relax Rugova”, në Bogë të Rugovës, me pronar Ahmet Nimanin.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit. Nga ajo që shihet në foto, pushuesit gjenden jashtë, ndërsa nga reagimet vërehet se nuk ka të lënduar. Nga zjarri janë përfshirë dy vila.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/24878-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala